VIDEO| Berisha kërkon të flasë për vdekjen e 32-vjeçarit, s’i jepet fjala në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me drejtuesen e seancës së kuvendit, Ermonela Felaj të enjten.
Berisha kërkoi të merrte fjalën në kuvend, teksa komentoii vdekjen e 32-vjeçarit pas shoqërimit nga policia.
Ai kërkoi të mbahet një minutë heshtje, por Felaj i refuzoi fjalën nga foltorja.
Më herët, Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Berisha shkruante se 32-vjeçari Laer Kurti u torturua shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat.
Policia e Tiranës lajmëroi se një person i shoqëruar të mërkurën ka ndërruar jetë në spital pasi është ndjerë keq në ambientet e komisariatit.
Ngjarja nisi rreth orës 23:07 gjatë kontrollit të territorit, kur policët e komisariatit 3 i kanë bërë thirrje për të ndaluar 32-vjeçarit Laer Kurti i cili iku me vrap.
Policia e ka ndjekur më pas për ta ndaluar në rrugën “Don Bosko” e për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve