Jeni magnet për mushkonjat? Kjo mund të jetë arsyeja
Disa njerëz janë me të vërtetë “magnete mushkonjash” dhe ndoshta ka të bëjë me mënyrën se si ato nuhasin, sugjeron një studim i ri.
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara zbuluan se njerëzit që janë më tërheqës për mushkonjat prodhojnë kimikate të caktuara në lëkurën e tyre që janë të lidhura me erën dhe i bëjnë ato të papërmbajtshme për gjakpirësit, shkruan Euronews.
“Nëse keni nivele të larta të kësaj lënde në lëkurën tuaj, ju do të jeni ai që ‘ha’ të gjitha pickimet”, tha autorja e studimit Leslie Vosshall, një neurobiologe në Universitetin Rockefeller në Nju Jork.
Ka shumë gojëdhëna se kush pickohet më shumë, por shumë pretendime nuk mbështeten me prova të forta, tha ajo.
Për të vënë në provë tërheqjen e mushkonjave, kërkuesit projektuan një eksperiment që vendos aromat e njerëzve kundër njëri-tjetrit, shpjegoi autorja e studimit Maria Elena De Obaldia. Gjetjet e tyre u publikuan të martën në revistën Cell.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla