Misteret e vdekjes së Laer Kurtit pas shoqërimit në komisariat | 5 zhvillimet

20 Tetor 2022 | 15:26
  • Dyshohet se 32-vjeçari gëlltiti drogë në momentin e ndalimit

Laer Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur.

Në rrugë jo zyrtare është konfirmuar se ka dyshime që në momentin e ndalimit, 32-vjeçari mbante me vete një sasi lëndësh narkotike që e ka gëlltitur.

Viktima ka qenë nën hetim më herët edhe për falsifikim monedhash, por në Gjykatën e Shkallës së Parë mori pafajësi dhe më pas çështja kaloi në Apel.

Dyshohet se viktima vuante edhe nga epilepsia. Familjarët e kanë tërhequr trupin nga morgu, pasi iu bënë ekzaminimet mjeko-ligjore.

Lexoni për më shumë: Dyshohet se 32-vjeçari gëlltiti drogë në momentin e ndalimit

  • Vdekja e 32-vjeçarit, reagon spitali i Traumës

Spitali Universitar i Traumës ka njoftuar se Laer Kurti ka shkuar atje pa shenja jete.

“Në raste të tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe më pas procedura për ekspertizën mjekoligjore ndiqet prej tyre,” – thuhej në njoftim.

32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit nr.3. Ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u kap në rrugën “Don Bosko”.

Lexoni për më shumë: Vdekja e 32-vjeçarit, reagon spitali i Traumës

Laer Kurti
  • Euronews Albania pranë banesës së 32-vjeçarit, miqtë nuk lejojnë kamerën të afrohet

Euronews Albania ndodhet pranë banesës së 32-vjeçarit Laer Kurti në Tiranë, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua një ditë më parë nga efektivët.

Gazetari Enriko Gaba ka tentuar të afrohet pranë banesës së 32-vjeçarit, por miqtë e viktimës, nuk e kanë lejuar që të futet në të. Pranë banesën janë të paktë familjarët dhe miqtë e Kurtit.

I riu jetonte me të ëmën dhe njerkun e tij.

Lexoni për më shumë: Euronews Albania pranë banesës së 32-vjeçarit, miqtë nuk lejojnë kamerën të afrohet

  • Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqjen këtë të enjte.

Para dhjetëra gazetarëve ajo tha se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.

Ajo u shpreh se nuk mund ta dorëzojë mandatin me të cilin u zgjodh nga anëtarët e konservatorëve dhe për këtë arsye po jep dorëheqjen.

Lexoni për më shumë: Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Liz Truss
  • Escobar nga Beogradi: Pres vijim dinamik të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.

“Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar.

Ai i bëri komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, njoftoi Presidenca serbe.

Lexoni për më shumë: Escobar nga Beogradi: Pres vijim dinamik të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Gabriel Escobar
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026