Debat për energjinë në Kuvend, Balluku: Kërkoni arsye për të thirrur protesta

20 Tetor 2022 | 15:22

Energjia elektrike ka qenë kryefjala e kësaj jave në parlament. Për 4 orë mazhoranca dhe opozita kanë debatuar për situatën energjetike dhe përballimin e saj. Opozita e cila ishte edhe nismëtarja e kësaj kërkese akuzoi qeverinë se nuk e ka menaxhuar krizën e energjisë duke shpenzuar më shumë se 300 milionë euro për 8 muaj për të blerë energji.

Nga ana tjetër shumica parlamentare i mbrojti vendimet e marra për rritjen e çmimit të energjisë për këdo që kalon 800 kw/orë, edhe pse ky çmim ende nuk është aplikuar.

“Ju mezi po prisnit që të aplikohej fasha 800 kw/orë që të keni ndonjë arsye për të thërritur ndonjë protesta. Protestat thërritini me kapitalin tuaj politikë dhe jo me fashat 800 kw. Opozita e rublave vendosi të marrë 4 nga HECE ndërtuara nga shteti shqiptar dhe ti privatizojë me një proces famëkeq, thjesht në shkëmbim të TVSH-së”- tha Balluku.

” Me të vërtetë privatizuam 4 hece, asnjë 100 mega të katërt por ndërtuam 423 hece, ato që sot ty të mbajnë sistemin në këmbë, ato që në 6 mujorin e parë të dhanë 54% të prodhimit”- shprehet Helidon Bushati.

Kreu i grupit parlamentar socialist solli në foltoren e kuvendit 2 fatura të energjisë elektrike, të një qytetari dhe të një prej deputetëve të opozitës, emrin e të cilit nuk e bëri me dije.

“Faturën e ka 237 mijë lekë, që do të thotë që kësaj vilës në Lalëz për fat të keq i paguajmë, shteti shqiptar i paguan 800 mijë lekë. Zotëri është firmëtar i kërkesës për këtë debat ky vila në Lalëz.”- tha Taulant Balla.

Ndërsa deputetja demokratike Flutura Açka ironizoi situatën në vend.

“Mjau-mjau, ki-ki, mu-mu, hum-hum prit se ka edhe ham-ham ka shumë, të nderuar shqiptar mbani shënim çfarë bëhet në këtë fermën pllenare këtu. Ju jeni shitës të mirë të katastrofave, shikoni ç’bëtë më tërmeti, me pandeminë, të njëjtën gjë po bëni edhe tani me krizën energjetike. Vetia e dytë që keni ju është vidh edhe vill”- tha Flutura Açka.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026