PD kundër skenarëve të Ministrisë së Arsimit, Grida Duma: Nuk mund të nisim vitin shkollor me 3 alternativa
Partia Demokratike është shfaqur kundër 3 skenarëve të publikuar nga ministria e Arsimit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Nga gjimnazi “Sami Frashëri”, ish-deputetja Grida Duma ka deklaruar se shkollat nuk duhet të nisin si një eksperiment që mund të rrezikojnë sërish mbylljen.
“Nuk mund të nisim një vit shkollor i cili ka tri alternativa, me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet financiar ndihmës”, u shpreh ish-deputetja e PD.
Përkrah, ish-deputetes u shfaqën edhe disa nxënës të gjimnazit i cili u shemb pak muaj më parë për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Shtatori po vjen, shkolla po afrohet dhe nuk e di çfarë shkolle do të jem. Do të jem paradite apo pasdite, nuk e kam idenë”, u shpreh një nxënës.
I pyetur nga deputetja se si i shte dukur mësimi online, nxënësi iu pëgjigj se ishte thjesht kaos
Për Grida Dumën, janë rreth 8500 nxënës në Tiranë, të cilët ende nuk dinë se ku do të studiojnë dhe në cilat kushtet.
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti