Spahiu: Policët i çojnë sushi kriminelëve, gjejnë fukarenj t’u tregojnë forcën
20 Tetor 2022 |
21:41
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se policia është bashkëpunëtore me kriminelët.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu tha se policët u çojnë sushi kriminelëve ndërsa dhunojnë qytetarët e thjesht.
“Këta policë u çojnë dhe sushi në qelitë e burgjeve të fortëve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Këta badigard të superkillerave. Këta dhunën e përdorin ndaj Klodian Rashës, gjejnë ndonjë viktimë ndonjë qyqar e rrahin në dru që të tregohen si të fortë. Këta nuk kanë këllqe as ti shikojnë shtrembër kriminelët në Shqipëri”- tha Spahiu.
Më tej ai theksoi se Policia në Shqipëri është shumë e dobët në raport me krimin e organizuar.
“Është arrogante ndaj qytetarëve të thjesht.”- theksoi ai duke iu referuar policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta