“Cic-mice”, Bushati ironizon replikat Rama-Yuri Kim
Gazetari Andi Bushati, i ka konsideruar cic-mice replikat që bëjnë kryeministri Edi Rama dhe Yuri Kim për reformën në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati theksoi se reforma në drejtësi është e kapur nga pushteti duke shtuar se tashmë nuk shpëtohet as nga ambasadorët ndërkombëtarë të tanishëm e as nga ato që do të vijnë pas tyre.
“Qasja e Kim është idioteske sepse në një kohë që e paraqet si sukses reformën në drejtësi, thotë se këta që janë margaritarë e kurorës së reformës në drejtësi Gjykata e Posaçme dhe SPAK, paskan nevojë për një roje te dera që është Ambasada Amerikane që ato të bëjnë drejtësi.
Nga lindi gjithë kjo histori? Këta sponsorët ndërkombëtarë të reformës në drejtësi e panë se e kanë kapur shteti fare. Kur doli Alqi Bllako nga burgu, thanë u bë nami por thjesht bëjnë një fasadë. Reforma në drejtësi është kapur nga pushteti. As Yuri Kim, as Soreca e as ata që do vijnë pas tyre nuk e shpëtojnë më. Pastaj cic-micet që bëjnë Rama me Kim janë…”- theksoi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit