Zgjedhje apo zgjidhje për dialogun? Kurti mbledh krerët e opozitës, refuzon PDK
Asosacioni dhe plani franko-gjerman si dhe shtyrja me 10 muaj e vendimit për riregjistrimin e targave presin një përgjigje të shpejtë nga autoritetet e Kosovës.
Shumë prej analistëve por dhe deputetëve të VV kanë nisur të artikulojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme për t’i ikur një vendimmarrje të tillë.
Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ajo që ka parë nga propozimi franko-gjerman, është “shumë e vështirë për Serbinë”.
Vuçiç la të kuptohet se po pret një dokument tjetër nga ndërkombëtare.
Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rrugën përpara është çështje javësh e jo vitesh, Vuçiç tha se këtë e ka dëgjuar në shumë biseda, por se nuk mendon se është reale. Sipas tij, Prishtina duhet ta përmbushë atë që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit: ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë.
LEXONI GJITHASHTU:
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve