Covid-19 në Kosovë, OBSH: Duhet të mbrohemi, vaksinat e para mund të vijnë në qershor 2021
Derisa situata me pandeminë COVID19 vazhdon të mbetet e rëndë, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Sergy Koryak, ka bërë thirrje për kujdes dhe mbrojtje nga kjo sëmundje.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet dhe kufizimet e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi për momentin nuk ka vaksinë anti-covid dhe se në skenarin më optimist Kosova do të ketë një të tillë tek në Qershor të vitit të 2021.
“Përveç masave parandaluese nuk ka asnjë trajtim, akoma nuk ka vaksinë, prandaj duhet të mbështetemi vetëm në masat parandaluese, unë që urrej ta përsëris veten, por ne duhet t’i bartim maskat, të respektojmë higjienën, distancën, ky është mjeti i vetëm që kemi në këtë moment, dhe duhet të veprojmë së bashku për të fituar këtë betejë kundër virusit. Fatkeqësisht, situata është e vështirë dhe nuk është e përkohshme, për fat të keq kjo situatë do të zgjasë për një periudhë mjaft të gjatë kohore. Prognoza më optimiste është që vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm, kështu që deri atëherë ne duhet të mbrohemi”, tha ai.
Këto komente Koryak i bërë gjatë dorëzimit donacionit prej 211 oksigjeno-koncentratorëve, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Kosovën. Në një deklarim të shkurtër, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se ndihma e pranuar nga OBSH do të forcojë kapacitetet dhe përmirësojë shërbimet shëndetësore në luftën kundër COVID19.
“Sot po e pranojmë donacionin e radhës, një donacion i cili edhe për nga forma, cilësia dhe sasia ndihmon shumë në betejën tonë si dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne jemi falënderues. Jemi duke përgatitur edhe formate reja të kërkesave, të cilat do t’i shpalosim të premten para partnerëve dhe donatorëve tanë ndërkombëtarë që ta fuqizojmë dhe zgjerojmë luftën dhe kapacitet tona në përballimin e pandemisë COVID-19″, theksoi ministri.
Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, njoftoi se nga dje ka filluar shpërndarja e koncentratorëve në spitalet regjionale, me çrast nga 30 janë dërguar në Prizren, Pejë, Gjilan e Ferizaj, 20 në Vushtrri dhe 10 në Mitrovicë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar