Berisha kërkon dorëheqjen e Çuçit, thirrje qytetarëve për të dalë në protestë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, teksa komentoi vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.
Berisha, në një konferencë për mediat, kërkoi që qytetarët të dalin në protestë për këtë ngjarje të rëndë.
“Pra kemi të bëjmë me një skenar, me të cilin e vranë për së dyti Lear Kurtin. Një i ri normal, një i ri për të cilin shokët e tij kishin vetëm fjalët më të mira. I rritur me sakrifica të mëdha nga familja e tij. Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, që së bashku me Ardi Veliun janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim. Ky është morali i Edi Ramës, ndaj ai ka një përzgjedhje të preferuar me njerëzit që sillen në këtë mënyrë.
Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera familjes së Lear Kurtit, miqve dhe familjarëve të tij. Të rinjtë kanë lënë një protestë. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në protestë. Sepse pritet se kush do jetë i riu i radhës që do ekzekutohet nga policët e droguar, ose që do humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më