Uragani “Laura” në SHBA, dëme shkatërruese në Luiziana
Uragani Laura filloi mëngjesin e ditës së enjte në Jugperëndim të Luizianës si një prej stuhive më të fuqishme që ka goditur shtetin Amerikan.
Një fabrikë kimike ka marrë flakë pasi është goditur nga uragani, në shtetin e Luizianës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht jo në njerëz.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar se uragani mund të sillte lëvizje të mëdha uji, rreth 40 milje (65 km) nga deti drejt tokës.
Shërbimi kombëtar i motit tha se nëse stuhia do të ishte më e lartë se shtëpitë dykatëshe do të ishte e papërballueshme.
Qendra kombëtare e Uraganeve tha se “Laura” arriti në brigjet e Luizianës rreth orës 1 të mëngjesit, si stuhi e kategorisë 4, e dyta më e fortë në 5 shkallët kategorizuese, me një shpejtësi ere prej 240 km në orë.
Në 4 të mëngjesit uli shpejtësinë duke kaluar në shkallën 3 me qendër rreth 50 kilometra në veriperëndim të liqenit Charles.
Zona që preket drejtpërdrejt nga Uragani është e banuar nga rreth 4 milion banorë, por zyrtarët thanë se shumë prej tyre janë evakuuar në zona më të sigurta.
Rreth 620,000 njerëz janë urdhëruar të evakuojnë shtëpitë e tyre në Luiziana dhe Teksas.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania