Rama reagon ndaj Shehajt: Ballist i foltores që nuk njeh ligjin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj deputetit të PD-së, Agron Shehaj ku ka deklaruar se është ballist i foltores që nuk njeh ligjin.
Sipas Ramës, Shehaj ka shkelur lejen e ndërtimit, duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore.
“Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi!
Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
Shehaj deklaroi të enjten, se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Shehaj u shpreh se forcat e policisë kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar, pa asnjë mandat ligjor.
Menjëherë iu përgjigj Rama, i cili nënvizoi se ndërtesa të cilën ushtronte aktivitetin biznesi i Shehajt, është është bllokuar si e paligjshme nga IKMT dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera