OFL, 7 muajt e operacionit për pasuritë e dyshuara nga aktiviteti kriminal, mbi 300 të skeduar
Në 7 muaj operacion Forca e Ligjit, Policia e Shtetit ka skeduar mbi 300 individë, të cilëve u ka mbërritur formulari për vetëdeklarimin e burimit të pasurisë.
Agjentët e OFL-së kanë zbarkuar në të gjithë Shqipërinë, por sipas të dhënave zyrtare qarqet me më shumë të skeduar për krime të rënda dhe krim të organizuar janë Tirana, Vlora, Fieri dhe Shkodra.
Në jo pak raste SPAK ka gjetur në shkelje veprimet e OFL-së, për të cilat dosjet janë kthyer për plotësim në polici, ndërsa ajo çfarë bie në sy është fakti se shumica e pasurive të sekuestruara edhe me vendim gjykate, në masën 60% janë automjete.
Akti normativ i qeverisë mbi të cilin operon OFL-ja ka fuqi ligjore deri më 31 janar 2021 dhe sipas burimeve numri i të skeduarve pritet të kapërcejë në mbi 500 individë.
Megjithatë, rezultatet e prekshme të ligjit special do të maten me vendimet e konfiskimit të pasurive në favor të shtetit, proces ky që duhet të mbyllet brenda 6 muajve pas dorëzimit të dosjes në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve