Manjani: Ambasada e SHBA, shantazh deputetëve që ta votonin Reformën në Drejtësi
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se deputetët u shantazhuan nga ambasada amerikane në vitin 2016, që ta votonin Reformën në Drejtësi në Parlament.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Manjani u shpreh se deputetët as që ia kanë idenë se çfarë kanë votuar, në lidhje me këtë reformë.
“Politika, që ka ngritur kartonët në Parlament për ligjet e reformës, pyetini vetë, nuk e dinë farë çfarë kanë votuar. Standardi që iu imponua, ishte që politika të mos fliste, as të mos komentonte. Deputetët e kishin të ndaluar të flisnin, deputetë janë shantazhuar te ambasada amerikane për të votuar pro. Kjo nuk është reformë, kjo është maskarallëk në kuptimin politik të fjalës. Kjo është poshtirësi politike. Janë thirrur në ambasadë namerikane”, theksoi ai.
Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.
Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane