Meta në Kuçovë: Rama po përpiqet të gjejë një gjuhë të përbashkët me oligarkët

22 Tetor 2022 | 11:59

Të shtunën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim me strukturat e partisë në Kuçovë.

Gjatë fjalës së tij Meta ka nënvizuar se kryeministri Edi Rama më parë u ka shkelur syrin oligarkëve dhe ka bërë sikur nuk i ka parë pallatet që janë shtuar pa leje.

Sipas Metës, tani kryeministri ka interesin e tij se po afrojnë zgjedhjet dhe e ka nisur këtë aksion për të gjetur një gjuhë të përbashkët me oligarkët.

“Nuk është bërë sepse Kuçova është trajtuar si një bastion ku nuk ka nevojë të punosh të shërbesh, por mjafton me presione, me blerje votash, për të garantuar pushtetin dhe me korrupsion. Ndaj është kjo situatë e rënduar, banorët kanë protestuar para bashkisë e fshihet kryetari se nuk u del dot para. Protestojnë për rritjen e çmimeve, mungesën e investimeve, protestojnë për burimin natyror te Sinecit për të cilin janë në gjyqe me Bashkinë dhe kompaninë e famshme. Arrestohet nëna 82 vjeç për kotecin pa leje, ndërsa zotëria kullat që i ka dhënë vetë miratimin, u ka shkelur syrin për t’u shtuar, nuk i kishte parë. E hallin tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet e do që t’i shpëtojë nga ndjekja penale se ligjin ky e ka për të dobëtit jo për të fortët se është i varur nga ta si është i varur nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare që interesohet për territorin e Shqipërisë, jo popullin”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026