Minga vë në skenë “Darkën e të marrëve”, rikthen Bujar Asqeriun

22 Tetor 2022 | 17:12

“Darka e të marrëve” një komedi brilante nga Francis Veber ka zbritur në skenën e teatrit ‘Petro Marko’ Vlorë.

Me regji të Roland Mingës kjo komedi rikthen  pas 20 vitesh në skenën e Vlorës aktorin e mirënjohur Bujar Asqeriu.

“Pas 20 vitesh kthehem, sigurisht dëshira nuk më ka munguar asnjëherë sepse përveç Vlorës kam luajtur dhe në Fier e në kompani private. Këtu hodha hapat e para. Kjo skenë më lidh me shumë kujtime që janë të pashlyeshme”-thotë ai.

Një komedi qe prek aktualitetin, mes të vërtetës dhe gënjeshtrës përmes situatave komike.

“Sot isha i ekzaltuar të shikosh sallën plotë, është  një kënaqësi e paparë për të gjithë ne, sidomos për aktorët”- tha Roland Minga.

Premiera ka marre duartrokitjet e shumta te publikut vlonjat, duke vlerësuar lojën e shkëlqyer të aktorëve.

“Ndihem i emocionuar dhe pavarësisht emocioneve të rolit, kjo është një gjë e jashtëzakonshme”- u shpreh Artan Islami

“Jam i kënaqur, i gëzuar për vete, për trupën për të gjithë kolegët, është një shfaqje e bukur”- theksoi Margent Caushi.

Me lojën brilante te aktoreve Astrit Mamaj, Artan Islami, Matilda Avduli, Algiona Aga e Margent Caushi se bashku me artistin e merituar Bujar Asqeriu, komedia do te vijoje te shfaqet ne teatrin Petro Marko përgjatë fundjavës për artdashësit e shumtë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026