Gara ndërkombëtare e notit/ Shqipëria dhe Kosova rrëmbejnë më shumë medalje
Në garën ndërkombëtare të notit që po mbahet në Shkup, Shqipëria dhe Kosova po ja dalin të rrëmbejnë trofeun. Deri më tani në garat e para me mbi 500 notues, Shqipëria ka marrë dy ndërsa Kosova një medalje të artë.
Regis Ostrosi nga klubi “Tirana” ka marrë një medalje të artë në kategorinë C 100 metra not i lirë dhe një vend të dytë ka në kategorinë C 50 metra. Sukseset e tij nuk do të ndalen me kaq.
“Prisja që të dilja i pari por jam i lumtur edhe me vendin e dytë pasi që punova kaq fort dhe arrita këtë medalje. Në fillim isha pak i mërzitur sepse kisha shumë emocione. Por, pasi që bëra garën e kuptova që kurrë nuk duhet të kem frikë për çdo gjë që dua të arrij në jetë”- tha Regis Ostrosi, notues.
Gresi Koxhaku është renditur i dyti në kategorinë B, 50 metra not, stili flutur.
“Pritshmëria ime për këtë garë ishte shumë e lartë, por përsëri jemi të kënaqur me rekord kombëtar të Shqipërisë. Dhe me këtë medalje jemi shumë të kënaqur”- shton Gresi Koxhaku, notues.
Julia Xhako mori medalje të argjendtë në garën e kategorisë C në not 200 metra, stili bretkosë.
“Jam kampione kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe kam thyer shumë rekorde të ndryshme. Kam thyer rekorde të ndryshme në disiplina të ndryshme. Në krol, miks, delfin, bretkosë. Pres të kap objektivat e mira dhe të shoh frytin e punës sime”- tha ajo.
Endri Hasa nga klubi “Tirana” po ashtu ka marrë medalje të artë në kategorinë F, 50 metra not në stilin bretkosë. Trajneri i klubit të notit “Tirana” Arjan Fetishaj shprehet i lumtur për medaljet e deri tanishme.
“U bënë rreth 13 vjet që marrim pjesë. Përfaqësohemi denjësisht me shumë sportisë, vajza, djem, të cilët jo vetëm se përcjellin rekordet kombëtare në Shqipëri, por edhe shpalosin flamurin shqiptar në territorin e Maqedonisë, aty ku edhe sukseset janë të përbashkëta. Shpresojmë që nga kjo garë të çojmë 20, 30 medalje të ndryshme siç kemi bërë në këto 12 vitet e fundit”- u shpreh Arjan Fetishaj, trajner i klubit të notit “Tirana”.
Klubi i notit “Step” nga Kosova ka marrë poashtu disa medalje në ditën e parë të garës. Mal Gashi ka marrë medalje të artë në kategorinë e meshkujve në 400 metra stil të lirë.
Jona Beqiri ka fituar dy medalje të argjendta në kategorinë 200m bretkosë dhe 50 metra flutur, ndërsa Era Budima ka fituar medalje të bronztë në kategorinë 200 metra flutur. Nesër pritet të shpallet pjesa e dytë e çmimeve për pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Çekia e Bullgaria.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përpjekjet për bashkimin e PD, Berisha e Alibeaj mbledhin veçmas kryetarët e degëve
- “Nuk vuante nga epilepsia, merrej me stërvitje”, flet shoku i Lear Kurtit
- Ekskluzive/ Flet shoku i Kurtit: 32-vjeçari s’ishte i birësuar, ka punuar që 14-vjeç
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur