Makina përplaset me motorin, plagosen 2 të mitur në Sarandë

Foto ilustruese
23 Tetor 2022 | 14:20

Një aksident me pasojë plagosjen e dy të miturve ka ndodhur pak pas mesditës të së dielës në Sarandë.

Policia tha se ngjarja ndodhi, në hyrje të Ksamilit, ku një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm një qytetar në protestë në Librazhd

Protesta e paralajmëruar prej dy ditësh në Librazhd nuk ka arritur të mobilizojë qytetarët. Në vendin e tubimit është paraqitur vetëm një protestues, i cili...
15:24 | 08/06/2026

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar foton e shtetasit Sadik Llani, i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari, ngjarje e ndodhur këtë...
15:06 | 08/06/2026

Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para

Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e kësaj të hënë në Velipojë. Policia bën me dije se rreth orës 13:35 dy persona janë konfliktuar...
14:43 | 08/06/2026