4 ukrainas arrestohen në RMV, dyshohen për gërmime në një vend arkeologjik 

23 Tetor 2022 | 18:23

Në Maqedoninë e Veriut, katër shtetas të Ukrainës janë arrestuar nën dyshimin se kanë gërmuar ilegalisht artefakte në një nga lokacionet më të pasura arkeologjike maqedonase, Isar, njoftoi policia.

Në njoftim thuhet se ata janë arrestuar të premten teksa po gërmonin në atë lokalitet, jo shumë larg kufirit me Greqinë.

Tek të dyshuarit janë gjetur dy detektorë metali, lopata dhe disa objekte të gërmuara, raporton AP.

Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur, por në njoftim thuhet se të gjithë kanë pasur leje për qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut.

Nëse shpallen fajtorë në gjykatë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Ka më shumë se 200 varre në Isar dhe gërmimet datojnë nga epoka e bronzit deri në antikitetin e vonë.

Aty gjenden edhe mbetjet e një tempulli dhe një stadiumi të ndërtuar në stilin e lashtë romak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026