Banorët në Pogradec bllokojnë rrugën e dëmtuar nga punimet për kanalizimet

24 Tetor 2022 | 08:13

Dhjetra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës, e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujrave të zeza.

Tashmë, me përfundimin e punimeve, firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.

Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish. Prej më shumë se 30 minuta ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësuesve për të shkuar në fshat.

Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi, në të kundërt protesta do të vazhdojë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026