‘Buxheti rrit taksat’, Tabaku: Rrugët e florinjta do mbushin arkën e oligarkëve
Projekt buxheti i propozuar nga qeveria në Parlament, për Partinë Demokratike do të përkeqësojë gjendjen ekonomike të shqiptarëve.
Deputetja Jorida Tabaku deklaroi sot se buxheti i propozuar për vitin 2023 nuk merr asnjë masë për të frenuar inflacionin dhe për të ndihmuar qytetarët nga rritja e çmimeve.
“Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet menaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve”, theksoi ajo.
Sipas Tabakut, edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, shqetësimi i vetëm i qeverisë është mbështetja e oligarkëve të cilëve nuk ua përmendi emrat.
“Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve që do t’i shtohen listës së gjatë të parave që taksat e qytetarëve mbushin arkën dhe mbajnë gjallë bizneset e oligarkisë do të rritet me 1 mld dollarë. Rrugët e florinjta vazhdojnë të mbushin arkën e oligarkëve në kurriz të rritjes së taksave të shqiptarëve”, nënvizoi Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush