A do krijojë Basha parti të re? Flet Gazment Bardhi
Deputeti i Partisë, Gazment Bardhi thotë se nëse arrihet një kompromis mes dy palëve në PD përgjegjësia duhet të mbahet nga të dyja palët.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se dëshira për bashkëpunim është e sinqertë dhe nuk ka rëndësi nëse persona të caktuar brenda PD e duan apo jo njëri-tjetrin.
Bardhi deklaroi se nuk do të largohet asnjëherë nga PD, ndërsa theksoi se fjalët se Lulzim Basha do të krijojë një parti të re janë përhapur nga njerëz pranë Berishës.
“S’e përjashtoj që Basha të krijojë një parti, unë nuk largohen nga PD. Këtë e kam dëgjuar vetëm nga njerëz pranë Berishës. Unë se di që Basha të ketë këtë projekt. Unë di që PD më ka dhënë postin e sekretarit të partisë, kështu që nuk do të ndodhë që të largohem nga PD. Unë besoj që sot duhet të ndërtojmë një PD që u flet qytetarëve që duan ndryshimin, nëse u themi shqiptarëve që do heqim Ramën që të vëmë Berishën që mbrojnë të njëjtët oligarkë, nuk do na besojnë”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur
- 08:54 Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes
- 08:50 Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër
- 08:43 Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
- 08:39 Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” nga Lindja e Mesme
- 08:31 Mesazhi i Trump për 250-vjetorin e Pavarësisë: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist