Shkollimi i fëmijëve romë në kohë pandemie, Romina Sefa: S’kanë qasje në mjetet teknologjike
Pandemia e Covid-19 ka krijuar probleme të shtuara në shoqëri, ndërsa sfidë për prindërit mbetet shkollimi i fëmijëve. Shumë familje nuk kishin mundësi dhe qasje për të ndjekur mësimin online gjatë karantinës pasi u mungonin mjetet bazike.
Kjo mungesë është vërejtur më shumë tek familjet në zonat e thella të vendit që nuk kanë mundësi financiare, por edhe tek familjet e komuniteti rom. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me aktivisten e të drejtave të njeriut, Romina Sefa, e cila tregoi se fëmijët romë gjatë pandemisë e kanë pasur tepër të vështirë ndjekjen e mësimit online.
“Ne periudhën e fillimit të pandemisë përgjatë prillit dhe majit, ne si grup aktivistësh dhe në bashkëpunim me disa organizata të tjera kemi kryer një sondazh për të kuptuar më së shumti frekuentim e fëmijëve për sa i përket mësimit online. Nga ky sondazh kemi pyetur 1184 familje, prej të cilave ka pasur 2177 fëmijë në moshë shkolle. Rreth 981 fëmijë ka rezultuar se nuk e kanë ndjekur mësimin online fare për shkak se nuk kanë pasur mundësi dhe qasje në pajisje teknologjike”, tha ajo.
Aktivistja shton se shkaku kryesor që fëmijët romë nuk kanë qasje në mësimin online, lidhet me kushtet e vështira financiare. Znj. Sefa u shpreh se ka pasur një iniciativë pozitive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila ka shpërndarë disa smartphone falas, por edhe kjo qasje sipas saj, nuk ka pasur efektivitet.
“Këto fëmijë të komunitetit kanë patur një shkëputje të thelluar sa i përket marrëdhënies më mësimin online, sepse nuk kanë pasur infrastrukturën dhe kushtet e familjeve”, theksoi aktivistja.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia Covid-19 shton vështirësitë për shkollimin e fëmijëve të komunitetit rom
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera