Art kundër urrejtjes/Artistët e muraleve në Maqedoni zbukurojnë qytetet me grafite

25 Tetor 2022 | 12:28

Dikur gjobiteshin dhe përndiqeshin për prishje të qetësisë publike dhe shkatërrim të pronave, ndërsa sot quhen artistë që zbukurojnë qytetin me grafite.

Një djalë i ri nga Kumanova, Dejvid Stoillovski është investuar në zbukurimin e qytetit të lindjes.

“Që i vogël e kam pasur pasion të bëj grafite nëpër mure. Dëshira ime ka qenë mbulimi i pamjeve të zymta që kaplonin mendjen e njeriut kur i shikonte. Tani i jam dedikuar zbukurimit të lagjes ku jam lindur e rritur”- tha ai.

Nisur nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, artistit ju shtua më shumë dëshira për të mbuluar vizatimet që nxisnin urrejtje mes shqiptarëve dhe maqedonasve

“Ka patur mbishkrime të ndryshme të pahijshme, ofendime, sharje, gjëra të pahijshme për një shoqëri normale, kështu që ne me ekipin tonë tentojmë që ta mbulojmë këtë gjë të  keqe dhe të bëjmë diçka të bukur, interesante, e cila mund të kënaqë njerëzit”-shtoi ai.

Mbeshtetja nga shteti për grupin ku bën pjesë dhe Dejvidi është e papërfillshme.

“Pushtetarët ndonjëherë na mbështesin, ndonjëherë jo. Kur bëjmë diçka me vetë iniciativë, vijnë na përkrahin, por e bëjnë me qëllim që të marrin meritat vetë”- nënvizoi i riu.

Dëshira e grupit të artistëve është që të ndërgjegjësojnë komunitetet që problematikat sociale ti trajtojnë përmes artit grafik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka miratuar një amendament, që kërkon zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe...
17:54 | 18/06/2026

Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe falë angazhimit të Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të...
17:53 | 18/06/2026

Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për miratimin e amendamentit që parashikon që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin...
00:04 | 18/06/2026