Rama në Jeruzalem: Shpëtimi i hebrenjve, pjesë e ‘thesarit’ tonë kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në “Natën e nderit” në Jeruzalem, ku nënvizoi se Shqipëria ka qenë mike e hebrenjve që në kohën e tyre më të errët.
Rama tha se historia e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk ka nisur në Luftën e Dytë Botërore, por është një histori që ka qenë e njëjtë ndër shekuj.
“Është e rëndësishme të mos harrojmë se hebrenjtë në Shqipëri janë shpëtuar njëlloj si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët. Shqiptarët, të krishterë apo myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Kjo është një krenari kombëtare, por edhe më shumë është një thesar i trashëgimisë kombëtare. Dhe ne do të bëjmë çmos ta mbajmë gjallë”, tha Rama.
Ai nënvizoi se në 7 vite ka pasur marrëdhënie shumë të mira midis shqiptarëve dhe hebrenjve, ndërkohë në botë ka gjuhë urrejtjeje.
“Në 7 vite marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Izraelit, midis shqiptarëve dhe hebrenjve, gjëra të mira kanë ndodhur. Por fatkeqësisht për botën kanë qenë edhe 7 vite hidhërimi, ankesash kur bëhet fjalë për përhapjen e antisemitizimit, ekstremizimit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit. Jemi këtu në këtë darkë bujare të ofruar nga një njeri me një shpirt të madh, Alensadër, dhe i rrethuar nga miq hebrenj. Është fakt që Shqipëria është një mike e komunitetit hebre në kohën e tyre për të errët”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje