Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato paraqitet sërish në SPAK
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.
Edhe sot Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, teksa është futur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Më 3 tetor, pas paraqitjes në SPAK, ajo tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.
“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tendera”, tha ish-drejtoresha.
Ajo refuzoi të japë komente të mëtejshme, duke shtuar se shkaku i dorëheqjes së saj ishte për t’i dhënë mundësinë drejtësisë të bëjë detyrën e vet duke hetuar deri në fund këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake