Berisha dhe Meta firmosin nesër marrëveshjen për aleancën në zgjedhjet vendore

26 Tetor 2022 | 10:55

Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin ditën e nesërme marrëveshjen për aleancën mes tyre, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore që do të mbahen më 14 maj.

Mësohet se gjatë ditës së nesërme do të përcaktohet edhe data e protestës së ardhshme kombëtare.

Paraditen e kësaj të mërkure, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe u zhvillua një takim për më shumë se 30 minuta.

Pas takimit, Meta u shpreh se do të ketë referendum dhe primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Ndër të tjera, ish-presideti bëri të ditur se i ka propozuar një emër Berishës për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publik emrin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individë, organizata dhe aktorë...
10:23 | 28/06/2026

Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik

Kryeministri Edi Rama ka komentuar polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të nxitura nga keqinterpretimi...
10:03 | 28/06/2026

Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Në një intervistë për Euronews Albania, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmruar se mund të ketë persona të tjerë që mund të shpallen “Non...
14:17 | 27/06/2026