Marrëveshja me Berishën do të firmoset brenda 24 orëve, thotë Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se marrëveshja me kryedemokratin Sali Berisha për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore do të firmoset brenda 24 orëve.
Në një deklaratë për mediat, Meta nënvizoi se kjo marrëveshje i intereson të gjithë shqiptarëve.
“Marrëveshja jonë, që tashmë është e përfunduar, është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum. Do të firmoset brenda 24 orëve. Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme. Si e kemi dakordësinë? Për parimet e bashkëpunimit jo vetëm PD-PL, por të të gjithë faktorit opozitar”, theksoi ai.
Paraditen e kësaj të mërkure, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe u zhvillua një takim për më shumë se 30 minuta.
Pas takimit, Meta u shpreh se do të ketë referendum dhe primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.
Ndër të tjera, ish-presideti bëri të ditur se i ka propozuar një emër Berishës, për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publik emrin.
LEXONI GJITHASHTU
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik