Rrjedhje gazi nga cisternat në Porto Romano, banori: Kemi frikë, minë me sahat

26 Tetor 2022 | 12:22

Mesditën e sotme ka pasur rrjedhje gazi nga cisternat në Porto Romano të Durrësit. Fëmijët që po zhvillonin procesin mësimor në një shkollë aty pranë janë larguar.

Ndërkohë banorët janë në panik, pasi në të gjithë zonën mban era gaz dhe kjo dëmton edhe shëndetin e tyre.

Për Euronews Albania, një nga banorët u shpreh se ka frikë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për këtë shqetësim të tyre.

“Ka të paktën dy javë që vjen era e gazit, afër Spitallës. Sot po del gazi si shatërvan uji. Unë isha në punë sot dhe më merr mësuesja në telefon e më thotë: hajdeni sa më shpejt, sepse kemi nxjerrë nxënësit nga shkolla për shkak të gazit. Një pjesë e fëmijëve qanin edhe nga paniku. Është një rrezik për ne, është një frikë e madhe. Kjo është si minë me sahat, nuk e dimë se kur do të plasë. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë”, u shpreh banori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026