Rama drejtorive arsimore: Prioritet respektimi i protokolleve shëndetësore
Vit shkollor “më i gjatë” dhe “shumë herë më i vështirë se të tjerët”, kështu e ka përshkruar sezonin e ri shkollor kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi online me drejtues të drejtorive arsimore.
Gjatë videkonferencës kryeministri Rama u kujtoi zyrtarëve që të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin me përpikëri të protokolleve të shëndetësisë.
“Sigurimi i distancës fizike në shkolla është domosdoshmëri, thënë kjo, është absolutisht e domosdoshme të kuptohet drejt dhe thellë që këtu nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht të rriturit, burra dhe gra, djem dhe vajza që janë në moshë pjekurie, por bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedis social të një grupi moshash shumë delikate, ndaj duhet me patjetër kujdes, durim dhe përkushtim i madh, jo ulërima, por qasje prindërore,” – këmbënguli kryeministri Rama teksa kujtoi se fëmijët nuk janë imun nga COVID-19, pavarësisht se ka pak raste të sëmundjes dhe vdekjes së tyre nga ky virus.
Të hënën klasat e shkollave u rihapën për nxënësit e klasave fillore të cilët nuk patën mundësi për të vazhduar mësimin online gjatë sezonit të shkuar shkollor, mësim i cili u detyrua të bëhej në distancë për shkak të pandemisë së COVID-19.
Sipas planit të ministrisë sezoni shkollor nis zyrtarisht më 14 shtator dhe për këtë autoritetet kanë marrë masa për të garantuar distancën fizike.
Shkollat do të funksionojë me një, dy dhe tre turne me jo më shumë se 20 nxënës dhe me orë të shkurtuara në 30 minuta:
- 1097 shkolla do të kenë një turn;
- 479 shkolla kanë dy turne;
- 183 shkolla kanë tre turne;
- mësimi do të jetë i kombinuar një herë në klasa, një herë online;
- nxënësit duhet të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë
Kryeministri u shpreh se janë 2600 mësues janë trajnuar në muajin korrik, por procesi i ripërsëritjes do të fillojë edhe në javët e para të shkollës për atë që ai e konsideroi si prioritare “ruajtjen e shëndetit”.
“Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion, këtë na e thotë përvoja e të gjitha vendeve, hezitimi dhe mbajtja, apo tërheqja zvarrë e këtij procesi nuk ishte opsion, sepse virusi nuk ka ikur dhe nuk ka për të ikur, deri kur të paktën të dalë një vaksinë e besueshme dhe e pranuar botërisht, që do të thotë se në vend që të presim ikjen e virusit me magji, që nuk do të ndodhë, apo t’i hymë rrugës së çmendurisë së konsipracioneve që nuk ka virus, duhet që të gjithë të marrim përgjegjësinë, shteti ka bërë dhe po bën detyrën e vet, por budallëllëkun njerëzor ta luftojë secili për vete,” – tha kryeministri.
Rama kujtoi edhe zonat e prekura nga tërmeti, ku shumë shkolla janë dëmtuar dhe kërkojnë të rindërtohen. Kryeministri u kërkoi drejtuesve të drejtorive arsimore të këtyre zonave të përkushtohen më shumë për të gjetur zgjidhje në situatën aktuale ku kërkohet më tepër hapësira për të zhvilluar orët mësimore.
Lexoni gjithashtu:
Nuk bënë dot mësim online, 4500 nxënës rikthehen në bankat e shkollës për mësim plotësues
Varfëria, prindërit s’u sigurojnë dot fëmijëve kushtet për mësim online
Rindërtimi pas tërmetit, PD: Qytetarët në Durrës dhe Lezhë ende pa zgjidhje
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta