70 për qind e njerëzve stresohen në vendin e punës, thotë sociologu
Sociologu Gëzim Tushe thotë se shqiptarët vuajnë ende mentalitetin e trashëguar nga sistemi totalitar se përgjegjësia për individin nga lindja në vdekje është e shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tushe u shpreh se stresi tek shoqëria nuk lidhet vetëm me faktorë socialë por edhe individualë.
Ai theksoi se sipas një sondazhi, 70 për qind e njerëzve stresohen në vendin e punës.
“Jetuam 50 vjet në një shtet që na mësoi keq, sipas të cilët përgjegjësia për njeriun deri në vdekje është e shtetit. Ky mentalitet ndihet akoma. Secili duhet të kuptojë përgjegjësitë që ka për të përballuar gjërat mbi trupin e vet. Ka një mentalitet sipas të cilit shohim faktorët socialë si faktorë të stresit. Por ka shumë faktorë të tjerë. Një sondazh i fundit tregon se 70 për qind e njerëzve stresohen në vendin e punës. Ne s’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj. Në postin e punës ka bullizëm, ngacmim seksual, presione, autoritarizëm, sidomos në administratën publike që i bën njerëzit të shpërqendruar duke mos pasur rezultatin e duhur. Janë disa faktorë individualë dhe socialë që na kanë renditur si gjithmonë të parët në Ballkan për keq”, tha sociologu.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve