Në kërkim për vrasjen në Shkodër, Ibrahim Lici mesazh nga Turqia

27 Tetor 2022 | 15:09

Në një deklaratë për mediat nga Turqia shtetasi Ibrahim Lici hedh poshtë lajmin se ai është arrestuar ditët e fundit.

Lici deklaron se nuk është arrestuar dhe se jeton i lirë. Lici ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.

Deklarata e plotë e Licit nga Turqia:

Jam i lirë. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vërtetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kërkim nga policia, pra në kërkim policor si person për t’u marrë në pyetje vetëm se nuk jam gjetur në banesë. Nuk kam pasur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësisë. Jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojnë qartë jetën e lirë që bëj në shtetin turk.

32-vjeçari Endri Mustafa është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në lagjen “Guerile’’ në zonën e Livadeve në Shkodër.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktima është qëlluar me 7 plumba në pjesën e trupit dhe 4 në kokë.

Mbi licin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private

Kompania “Riviera Kakome” ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të pretenduar tokash dhe...
15:40 | 22/06/2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezantoi zyrtarisht nisjen e operimit dhe aplikacionin e saj, duke shënuar një moment historik për sektorin financiar shqiptar si banka e parë 100% digjitale...
15:35 | 22/06/2026

Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku një 36-vjeçar në gjendje të dehur ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka...
14:36 | 22/06/2026