Hungaria e Gjeorgjia nënshkruajnë marrëveshje për partneritet në energji
Zgjidhja afatgjatë për krizën e vazhdueshme energjetike është që Evropa të blejë sa më shumë energji nga sa më shumë burime të jetë e mundur, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban pas nënshkrimit të një marrëveshjeje partneriteti strategjik me homologun e tij gjeorgjian Irakli Garibashvili në Budapest.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Orban tha se oferta më e lartë do të ulë çmimet e energjisë, gjë që është në interesin themelor të Hungarisë, sepse vendi “lufton me inflacionin, i cili kryesisht shkaktohet nga çmimet e larta të energjisë”.
“Po formohet një partneritet i ri i madh energjetik për të cilin hungarezët kanë një interes të veçantë,” shtoi ai, duke specifikuar se plani është krijimi i një sistemi të ri të madh të linjës së transmetimit që do të dërgonte energji elektrike nga Azerbajxhani në Hungari nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.
Sipas tij, ky sistem mund të zëvendësojë sasi të mëdha të gazit natyror që aktualisht Hungaria e përdor për prodhimin e energjisë elektrike, shkruan KosovaPress.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje