Takimi i Uashingtonit, Milazim Krasniqi: Konfliktin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë nuk e zgjidhin autostradat dhe hekurudhat

2 Shtator 2020 | 10:58

Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi tha në studion e Euronews Albania se nëse statusi i Kosovës nuk zgjidhet përfundimisht, bisedimet me Serbinë nuk do të rezultojnë në interes të shtetit të Kosovës.

Ai u shpreh se optimizmi i kryeministrit i duket naiv, duke marrë parasysh se Kosova nuk është në një situatë të mirë ekonomike dhe diplomatike e si e tillë nuk mund të pasqyrojë optimizëm.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka pohuar se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithnjë vendime që kanë shërbyer në të mirë të Kosovës, z.Krasniqi u shpreh se përveç përfshirjes së Serbisë në resurset e Kosovës, gjë që nuk është aspak pozitive, nuk i sheh asnjë të mirë bisedimeve me Serbinë.

“Nëse është fjala për një zhvillim infrastrukturor të Kosovës dhe resurseve të saj, kjo mund të bëhej pa dialog me Serbinë, sepse mund të bëheshin investime amerikane dhe europiane në Kosovë, por nëse këto investime janë të lidhura me krijimin e një lidhjeje të re midis Kosovës dhe Serbisë, kjo është padyshim e dëmshme”, – u shpreh z. Krasniqi.

Ai u shpreh skeptik për rezultatin e takimit të Uashingtonit, teksa theksoi se konflikti shtetëror dhe kombëtar mes Kosovës e Serbisë nuk mund të zgjidhet përmes çështjeve ekonomike.

 “Nuk di se çfarë do të prodhojë takimi i Uashingtonit dhe nuk dua ta paragjykoj, por jam i bindur që meqë flitet vetëm për aspekte ekonomike andaj dhe nuk do të zgjidhë problemin, sepse problemi mes Kosovës dhe Serbisë është problem i një konflikti shtetëror dhe kombëtar që nuk e zgjidhin autostradat dhe hekurudhat”, – shtoi publicisti.

Sipas z. Krasniqi, ky problem do te zgjidhet vetëm nëse Serbia pranon realitetin e ri gjeopolitik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026