Kreu i Listës serbe paralajmëron bllokim të rrugëve në Veri nëse ‘aplikohen’ targat
Nga 1 shtatori, Kosova ka nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa serbe nuk do të lejohen që të qarkullojnë në territorin e shtetit.
Kryeministri Kurti ka theksuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit duke shtuar frikën se mund të ketë tensione.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Prishtina ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat (Mitrovicë e Kosovës), duke paralajmëruar për “rezistencë” pas 31 tetorit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me presidenten e Komisionit europian Ursula von der Leyen tha se Serbia po kërcënon “me dhunë dhe barrikada”, për shkak se Prishtina po zbaton ligjin.
Von der Leyen theksoi se rregullat duhet të ndiqen dhe se tranzicioni duhet të jetë i qetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, do diskutohet për Kosovën
Vuçiç takim online me Ramën dhe Kovaçevskin: Diskutuam për një ‘dimër të sigurt’
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta