Pedagogët, reagon Ministria e Arsimit: Kërkesat po diskutohen, pagat rriten deri 15%

27 Tetor 2022 | 16:09

Pas dy javësh bojkot të mësimit, Ministria e Arsimit iu ka dërguar një përgjigje pedagogëve ku thekson se janë ngritur grupe pune ku po diskutohet rreth kërkesave, por jo për dy më kryesoret.

“Jemi në fazën kur Ministria e Arsimit ka sjellë një përgjigje. Një pjesë prej tyre mendojmë se do jenë të zgjidhshme, sepse kanë qenë vetëm pengesa të neglizhencës dhe moszbatimit të ligjit, ndërsa problemi kryesor për rritjen e financimit për arsimin e lartë, këto dy elemente nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes”, thotë  Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve

Rritja me 7% e pagës për ta është e papërfillshme.

“Edhe 8% që mendon qeveria që mund të ezaurohet nga universitetet, deri tani vetëm një universitet ka dhënë përgjigje sa kanë mundësi, por vetëm për një vit, ndërsa për vitin e ardhshëm supozohet ta realizojnë. Insistojmë me kërkesat tona, do vazhdojmë presionin që dhe parlamentin ta bindim për një ndryshim të projektbuxhetit”, shprehet Kovaçi.

Të premten pedagogët do të marrin vendim nëse do vazhdojë apo jo bojkoti.

Teksa bojkoti vijon në Universitetin Politeknik, Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Artet, fakultetet e tjera zhvillojnë procesin mësimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026