Zbardhet shkresa, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia

27 Tetor 2022 | 16:53

Interpol Tirana i ka kërkuar Prokurorisë së Shkodrës dosjen e shtetasit Ibrahim Licit me qëllim përgatitjen e kërkesës për ekstradimin e tij nga Turqia, ku ndodhet aktualisht.

Në kërkesën që Euronews Albania ka siguruar thuhet se shtetasi Ibrahim Lici ka hyrë në territorin e Turqisë më 24.7.2021.

“Duke qenë se autoritetet turke kanë kërkuar paraqitjen e kërkesës për ekstradim kërkojmë nga ana juaj të dërgohet me tepër urgjencë pranë zyrës sonë dokumentacioni i plotë me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë për kryerjen e procedurave të mëtejshme”, thuhet në kërkesën e Interpol Tirana.

Në një deklaratë për mediat nga Turqia shtetasi Ibrahim Lici hedh poshtë lajmin se ai është arrestuar ditët e fundit.

Lici deklaron se nuk është arrestuar dhe se jeton i lirë. Lici ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026