“Lear Kurti dinte 4 gjuhë të huaja”, Çumani: Jam rritur në jetimore me nënën e tij
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani tha se është rritur së bashku me nënën e Lear Kurtit, Fatmirën në shtëpinë e fëmijës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çumani e përshkroi nënën e 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e 19 nëntorit në komisariat, si një grua të fortë që rriti një fëmijë me shumë vështirësi.
“Me Fatmirën jam rritur në shtëpinë e fëmijës. Fatmira është një figurë e admirueshme e mëmësisë e qëdrestares e njeriut stoik që përballon çdo sfidë dhe ka shpërfillur gjithçka që i ofroi jeta. Lindi nga dy njerëz që nuk e di se kush janë prindërit e saj. Emrin e kishte shumë të bukur por fati nuk i buzëqeshte. Rriti një fëmijë me shumë vështirësi duke e shkolluar dhe e përgatitur për jetën”- nënvizoi Çumani.
Më tej ai tha se Lear Kurti ishte një njeri inteligjent që dinte 4 gjuhë të huaja.
“Leari ishte shumë inteligjent. Dinte katër gjuhë të huaj. Leari kishte një inteligjent të lindur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve