3 HEC-e private taksohen 70 mln euro, Rama: Paratë për ata më në nevojë

27 Tetor 2022 | 20:04

Qeveria parashikon të vendosë një taksë të jashtëzakonshme prej 33 për qind për prodhuesit privatë të energjisë elektrike që e eksportojnë atë.

Por, jo të gjithë hidrocentralet private do të jenë subjekt i kësaj takse.

“Mos flisni për taksë për të gjithë HEC-et, por taksë për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë, që nuk kanë bërë asgjë për të shitur energjinë me shumëfish. Nuk kemi gjë kundër tyre, por s’mund të nxjerrin fitime marramendëse sepse ju ra fati”, tha Rama.

Të tre këta prodhues kanë shumëfishuar fitimet falë rritjes së çmimeve të energjisë. Qeveria parashikon të arkëtojë 70 milionë euro nga taksa speciale ndaj tyre përgjatë vitit të ardhshëm. Një taksë e ngjashme ka nisur të aplikohet edhe në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026