PD publikon udhëzimin për Primaret në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Partia Demokratike ka publikuar sot Udhëzimin për procesin e Primareve për Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 14 maj.
Në njoftim bëhet me dije se afati përfundimtar për pranimin e kandidaturave në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00.
“Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për Primaret në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00 në selinë qendrore të PD.
Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim, pasi dokumentacioni do ti kalojë kryesisë s PDSH për vlerësimin e kandidaturave”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në udhëzimin e shpërndarë për mediat, PD sqaron se kandidatët për primaret duhet të plotësojnë një sërë dokumentacionesh duke nisur nga Formulari i Kandidimit, tek jetëshkrimi, aktiviteti profesional si dhe deklaratë për respektimin e Etikës dhe Integritetit.
Secili prej kandidatëve të propozuar, do të duhet të plotësojnë dokumentet e sipërpërmendura dhe do i dorëzojnë pranë Sekretariatit Organizativ në Qendër.
Udhëzimet e PD:
Çdo degë mbledh propozimet për kandidatët e PDSH në Primaret 2023, në takimet me anëtarësinë në nivel seksioni/grupseksioni;
Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia kontaktohen nga Dega duke i ftuar ata të plotësojnë dokumentat bashkëngjitur sa më poshtë:
Formularin e kandidimit (Deklarata Kandidatit);
Një jetëshkrim të përmbledhur me aktivitetin profesional dhe politik të kandidatit;
Deklaratë për respektimin e Etikës dhe Integritetit gjatë fushatës për Primaret 2023;
Vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore për kandidim; Formularin vetjak në bazë të Ligjit 138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë fumksione publike”
Në rast refuzimi për të qënë kandidat, dega siguron nga i propozuari marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidatures;
Seti i plotë me dokumentat e kandidatëve do të dorëzohet pranë Sekretariatit Organizativ në Qendër. Afati për dorëzimin dokumentacionit do tju bëhet me dije në ditët në vijim;
Në rastet e kandidatëve të vetëpropozuar, ata dorëzojnë në degë dhe / ose pranë KOKOEs, në selinë qendrore, dokumentacionin e plotë sipas listes bashkangjitur. Çdo degë pranon kërkesat për vetekandidim, sigurohet që dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe ja përcjell ato Sekretariatit Organizativ në Qendër.

LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh
Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve
Rama bëri thirrje me foton e tij, qytetari i përgjigjet Kryeministrit
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
- 15:20 Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia