Gjashtë viktima dhe 122 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

2 Shtator 2020 | 14:15

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 122 raste të reja, ndërkohë gjashtë qytetarë kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ku 22 ndodhen në terapi intensive, kurse tetë pacientë janë të intubuar.

Listës së të shëruarve i janë shtuar 141 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5582, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2058
Durrës 490
Shkodër 294
Lezhë 190
Korçë 155
Fier 134
Elbasan 132
Kukës 126
Vlorë 121
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 38.

Autoritete shëndetësore shqiptare, deri ditën e sotme, kanë kryer gjithsej 64505 testime të dyshuara me Covid-19, ndërkohë 9728 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Për shkak të Covid-19 deri tani kanë humbur jetën 296 qytetarë, kurse qarku me i prekur është Tirana, i ndjekur nga qarku Durrës dhe Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë ftoi qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura, të ruajnë distancën të paktën me 1.5 metra si dhe të shmangin pjesëmarrjet në ceremonitë festive dhe ato mortore. Sipas saj, ka evidenca të qarta se tubime të tilla janë kthyer në burim infeksioni për qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026