Eksperti për sigurinë rrugore, Qibini: Gjobat e policisë, s’luftojnë aksidentet

2 Shtator 2020 | 14:40

Ndonëse këtë verë nuk ka pasur fluks emigrantësh si dhe lëvizjet e automjeteve kanë qenë të kufizuara për shkak të COVID-19, gjatë muajit gusht ka pasur 195 aksidente të rënda me 24 të vdekur. Krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar, kanë ndodhur 43 aksidente më shumë, e për pasojë edhe 2 jetë të humbura më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës pavarësisht efektit të coronavirus.

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini shprehet se pavarësisht 5 mijë gjobave gjatë muajit të fundit, ato nuk kanë dhënë efekt për shkak se punonjësit e Policisë Rrugore nuk i adresojnë këto masa administrative tek shkeljet që mund të bëhen burim aksidentesh.

“Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të bëjë plan masash të detajuara për muajt e verës. Masat nuk kanë pasur efekt tek përdoruesit e rrugës kjo për faktin se punonjësit e Policisë Rrugore duhet të fokusohen tek ato kundërvajtje që janë burim aksidentesh. Këto masa janë më shumë për parkime të paguar dhe për xhama të errëta”, shprehet z. Qibini.

Eksperti për sigurinë rrugore shton më tej se nevojitet sensibilizim për përdoruesit e rrugëve, si për drejtuesit e makinave dhe këmbësorët. Gjithashtu ai bën apel që të plotësohen me sinjalistikë rrugore disa akse problematike siç janë rrugët Fushë Krujë – Laç, Milot-Lezhë dhe Gjirokastër-Kakavijë pasi në këto akse ka pasur shumë aksidente.

Lexoni gjithashtu:

Gjobat nuk ulin viktimat, dy të vdekur më shumë nga aksidentet gjatë gushtit të 2020-s

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026