12 mijë shqiptarë kaluan ilegalisht me varka të vogla në Britaninë e Madhe

28 Tetor 2022 | 09:30

Rreth 12,000 shqiptarë kane mbërritur me varka të vogla këtë vit në Britaninë e Madhe. Një shifër shumë e larte po të krahasohet me 800 në 2021 dhe vetëm 50 në 2020.

Eshte ky lajmi i debatuar fort në Parlamentin Britanik dhe që ka pushtuar të gjitha mediat vendase.  “The Times”, shkruan se kufijtë e Britanisë janë “të mbingarkuar” nga kalimet e emigrantëve  duke iu referuar deklaratës së zyrtarëve të Home Office.

Shumica e emigrantëve shqiptarë paraqitën kërkesa për azil ose thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne, u shprehën zyrtarët britanikë.

Një numer i madh personash u zhdukën nga hotelet e përdorura për të strehuar azilkërkuesit brenda disa ditësh nga mbërritja në Britani.

Një nga zyrtaret e forcës kufitare thote se rritja e emigrimit lidhet me bandat kriminale shqiptare që “fituan një terren” në Francën veriore,

Atje, shqiptarët u vunë në kontakt me bandat shqiptare në Britani, të cilat dominonin në tregtinë e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, armët dhe prostitucionin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026