Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Nëse nuk na plotësohen kërkesat do bëjmë grevë urie
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se do të shkojnë në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nga ana e qeverisë.
Në një deklaratë për mediat Kovaçi tha se kjo është një nga variantet e fundit që do të zbatojnë nëse kërkesat e tyre shkojnë në vesh të shurdhër.
“Kërkesat tona janë minimaliste. Kësaj jave sindikata do të jetë në parlament për të diskutuar në lidhje me kërkesat e pedagogëve. Shpresojmë që ambasadat të sensibilizohen për situatën në arsimin publik.
Sindikata, në bashkëpunim me degët e saj me të gjitha universitetet është duke diskutuar për hapat e radhë. Në këto kushte ku jemi ka pasur propozime që të shkojmë në grevë urie. Nuk do na shkonte por mund të përdoret si një nga variantet për të ushtruar presion mbi autoritetet që të reagojnë siç duhet”- u shpreh Kovaçi.
Kovaçi paralajmëroi protestën e tretë kombëtare të hënën në orën 11:00.
“Ditën e hënë në orën 11:00 kemi protestë kombëtare te Korpusi Universitar. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që jenë prezent për të ndryshuar arsimin publik”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur