Charterat e Ramës ‘alarmojnë’ Berishën: Do ngremë komision hetimor

28 Tetor 2022 | 15:35

137 udhëtimet e kryeministrit Edi Rama të publikuara nga hakerat iranianë ishin një motiv më shumë për Sali Berishën që t’i kërkonte kundërshtarit të tij politik dorëheqjen.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët kryedemorkati tha se janë shpenzuar 22 milionë euro për këto udhëtime për të cilat Rama duhet të japë llogari.

Akuzat se kryeministri Rama ka abuzuar me shpenzimet për fluturime jashtë vendit, Berisha nuk do t’i lërë vetëm në kuadër deklarativ, por paralajmëroi se do të ngrihet një komision hetimor për këtë çështje.

Janë pikërisht këto abuzime që sipas Sali Berishës duhet t’i bashkojnë qytetarët në protestën e 12 nëntorit si një revolt qytetare kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026