EuCham rendit Shqipërinë nga fundi në Evropë për të bërit biznes, Basha: Vendit i duhet model i ri ekonomik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shfrytëzoi të enjten raportin e European Chamber për të kritikuar qeverinë dhe për të promovuar më tej propozimin e opozitës për taksë të sheshtë në ekonomi.
Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se me qeverinë Rama “Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon” dhe “më pak tërheqëse për investimet”.
“Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët,” – shkroi Basha në Twitter.
Prej së paku 5 muajsh opozita ka paraqitur një pjesë të programit të saj ekonomik, ku në qendër ka vendosur taksimin e sheshtë 9 për qind. Ky lloj taksimi ka hasur kritika nga ana e shumicës socialiste, e cila e ka cilësuar atë të dëmshme për familjet me të ardhura mesatare, mirëpo nga ana e opozitës këmbëngulet për të kundërtën.
Komenti i Bashës vjen një ditë pasi qeveria, përmes ministres së Financave Anila Denaj ripërcaktoi pritshmëritë e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm nga 12 për qind sikurse e parashikonte Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 për qind.
European Chamber, ose siç njihet ndryshe EuCham është një organizatë e pavarur, joqeveritare, e cila vlerëson të bërit biznes në Evropë.
Në raportin e fundit për vitin 2020, EuCham ka vlerësuar 46 vende nga Evropa, në të cilin Shqipëria renditet ndër tre vendet e fundit bashkë me Bosnje e Hercegovinën dhe Ukrainën.
Vlen të thuhet se sipas EuCham klimë më të mirë për të bërë biznes se sa Shqipëria (51 pikë) ka Kosova (55 pikë), Serbia (57 pikë), Maqedonia e Veriut (58 pikë) dhe shumë më shumë edhe Mali i Zi (59 pikë). Vlerësimi i EuCham bazohet në të dhënat e Bankës Botërore dhe indekseve ekonomike të Transparency International.
Në vitin 2019 Shqipëria vlerësohej nga EuCham me 52.76 pikë. Vlerësim në ulje është vërejtur edhe nga raportet e shkuara të Bankës Botërore (67.7 pikë nga 69.5 që vlerësohej një vit më parë) dhe nga indeksi i Transparency International (35 pikë nga 36 që vlerësohej një vit më parë).
Lexoni gjithashtu:
Ekonomia do të rritet 5%, turizmi shihet si shpëtimtari i të ardhurave
Basha: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, shkak taksimi progresiv
Basha: Raporti i AmCham për klimën e biznesit shqetësues, zgjidhjen e jep platforma e opozitës
Bozdo: Socialistët gënjejnë, shtresën e mesme e lehtëson taksa e sheshtë, jo taksa progresive
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush