Socialistët dhe demokratët vlerësojnë ndryshe punën e bërë për të përndjekurit
Ata që mendojnë më shumë se Shqipëria s’ka bërë asgjë për ish-të përndjekurit politikë janë votues të PD-së që zënë 85.7% dhe vetëm 40.9% janë votues të PS-së. Ndërsa tek ata që mendojnë se vendi jonë ka bërë mjaftueshëm në rehabilitimin e ish-të përndjekurve mbizotërojnë votuesit e PS-së me 63.5% dhe vetëm 7.5% janë votues të PD-së.
65% e shqiptarëve mendojnë se krimet e komunizmit nuk janë dënuar. Ndërkohë që vetëm 11.8% e tyre mendojnë se janë dënuar.
Tek ata që mendojnë se krimet e komunizmit nuk janë dënuar 87.8% e zënë votuesit e PD-së dhe 49% e tyre janë votues të PS-së. Ndërsa tek ata që mendojnë se krimet e komunizmit janë dënuar mjaftueshëm 28.4% e zënë votuesit e PS-së dhe 2.9% votuesit e PD-së.
57.7% e të pyeturve janë shprehur se shoqëria shqiptare është distancuar nga komunizmi. Ndërsa vetëm 16% e shqiptarëve mendojnë se shoqëria jonë nuk ja ka dalë ende të distancohet nga komunizmi.
Nga ata që mendojnë se shoqëria shqiptare nuk është distancuar ende nga komunizmi 63% e tyre janë votues të PS-së dhe 53.8% janë votues të PD-së.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West



