Ukraina i kërkon Iranit të ndërpresë furnizimin e Rusisë me armë

28 Tetor 2022 | 23:00

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi të premten homologut të tij iranian që të ndalojë menjëherë furnizimin me armë për Rusinë.

Kjo ishte telefonata e parë mes dy zyrtarëve që kur Kievi tha se Moska po përdor dronë të prodhuar nga Irani, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Sot, mora një telefonatë nga ministri i jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, gjatë së cilës i kërkova Iranit që të ndalonte menjëherë furnizimin e Rusisë me armë të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Twitter.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar Iranin për dërgimin e dronëve “kamikazë” në Rusi, të cilët më pas janë përdorur me efekt shkatërrues nga forcat ruse në sulmet që synojnë infrastrukturën ukrainase. Irani i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024