Veshje, pije dhe mallra të tjera kontrabandë, 5 të arrestuar në 2 operacione
5 persona janë arrestuar nga policia në dy opeacione të ndryshme për kontrabandë mallrash.
Policia njoftoi se është finalizuar operacioni e koduar “Free road 4”, ku u kap dhe u arrestua në flagrancë duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara 41-vjeçari A. S., 41 vjeç, banues në Fier.
Në pranga ranë edhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre, shtetasit Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Babrru, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut