Britania ligj të ri kundër emigrantëve, kryeministri Johnson premton luftë ndaj trafikut ilegal
Të paktën 409 emigrantë ilegalë mbërritën në brigjet britanike vetëm ditën e djeshme.
Shifrat e fundit vijnë teksa kryeministri Boris Johnson deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është kthyer në një magnet për trafikantët e qenieve njerëzore dhe paralajmëroi se do të ndryshojë ligjin për të zgjidhur krizën.
“Ndiej dhembshuri për ata që janë aq të dëshpëruar saqë vënë fëmijët e tyre në gomone apo mjete të tjera dhe përpiqen të kalojnë kanalin.
Por më duhet t’u them se ajo që po bëjnë është se po bien pre e bandave kriminale dhe po shkelin ligjin. Ata gjithashtu po minojnë kërkesat legjitime të personave të tjerë që kërkojnë azil në këtë vend”, tha kryeministri britanik.
Që nga fillimi i vitit, mbi 5 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla, me rekordin prej 1.468 njerëzish të regjistruar në gusht.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë